Banner background

Denonco një shkelje mjedisore!

Ndihmo në mbrojtjen e mjedisit duke raportuar ndotje, prerje të paligjshme, apo çdo shkelje tjetër që dëmton natyrën tonë.

LEXO MË SHUMË
institucione

Institucione

ekspertet

Ekspertët Mjedisor

legjislacioni mjedisor

Legjislacion Mjedisor

ceshtje_studimore

Çështje Studimore

organizata

Organizata

Lajme Mjedisore

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.TOKE

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Lorem Ipsum  is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-sëTOKE

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

Prodhuesit e makinave kanë qenë prej vitesh në kundërshtim me zotimet e Bashkimit Evropian për të arritur objektivat e shkarkimit zero të CO 2   deri në vitin 2050. Që prej shpalljes së Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane nga Komisioni Evropian gati gjashtë vjet më parë, industria ka argumentuar se ambiciet klimatike mund të kërcënojnë konkurencën brenda sektorit. Në Evropë, prodhuesit e makinave përballen me një sërë sfidash si: detyrimi për të ulur ndjeshëm shkarkimet e CO2; heqja gradualisht nga qarkullimi i makinave me motorë me djegie të brendshme (ICE) deri në vitin 2035; investimi në elektrifikim; si dhe marrja e përgjegjësisë financiare për mjetet në fund të jetës së tyre. Në këtë kontekst, negociatat për objektivin klimatik të vitit 2040, që propozojnë reduktimin e shkarkimeve me 90%, po shtyjnë industrinë drejt rritjes së prodhimit të automjeteve elektrike, pavarësisht pasigurive të blerësve. Me një traditë mbi njëqindvjeçare në prodhimin e makinave me motorë me djegie të brendshme, sektori evropian ndodhet mes “çekiçit dhe kudhrës”. Ai po përpiqet të përshtatet me tranzicionin e gjelbër duke u dhënë prioritet automjeteve të pastra ndërkohë që lufton për të ruajtur konkurencën globale. Rregullat aktuale të BE-së parashikojnë një reduktim të shkarkimeve prej 55% deri në vitin 2030 dhe 100% deri në vitin 2035, krahasuar me nivelet e vitit 2021. Eurodeputeti Jens Gieseke ka mbrojtur nevojën për hapje teknologjike, duke sugjeruar përdorimin e karburanteve CO2-neutrale dhe integrimin e motorëve të dekarbonizuar në miksin e teknologjive të së ardhmes, duke e lënë tregun të vendosë mbi efikasitetin dhe kostot. Ligjvënësit evropianë janë të ndarë mbi këtë çështje, ndërsa Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, përgatitet për një dialog të ri me prodhuesit e makinave më 12 shtator. Një letër e dërguar së bashku nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) dhe Shoqata Evropiane e Furnizuesve të Automobilave (CLEPA) në fund të gushtit paralajmëroi se objektivat e CO2 për makinat dhe furgonët deri në vitin 2030 dhe 2035 janë “të vështira për t’u arritur”. Transporti përbën  25% të totalit të shkarkimeve të gazeve serë në BE , dhe Komisioni synon një reduktim prej  90% deri në vitin 2050  për të arritur neutralitetin klimatik. Kjo përkthehet në rregulla strikte për makinat e reja të vendosura në treg, ku çdo prodhues duhet të respektojë kufizime progresive të shkarkimeve të CO2. Megjithatë, sektori automobilistik kundërshton, duke kërkuar më shumë lehtësira për automjetet hibride dhe modelet me motorë me djegie të brendshme me efikasitet të lartë, të cilat ende prodhojnë një sasi të caktuar të CO2. Tregu i makinave elektrike në Shqipëri Me sektorin automobilistik evropian që kundërshton objektivat e reduktimit të shkarkimeve të CO2 dhe kërkon shtyrjen e afateve, Shqipëria, si pjesë e tregut, ndikohet nga këto politika. Nga janari deri në maj 2025, Shqipëria regjistroi për herë të parë 1,665 automjete plotësisht elektrike, një rritje prej 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Aktualisht, 23.5% e mjeteve të reja të regjistruara janë plotësisht elektrike, duke sjellë një reduktim të konsiderueshëm të CO2 në mjedis rreth 10,616,760 kg CO2 në vit, dhe mbi 353,892 pemë mjedisore më të shëndetshme. Flota aktive e mjeteve elektrike në Shqipëri ka arritur 8,043 automjete deri në maj 2025, një rritje prej 26% krahasuar me vitin 2024, duke treguar se tregu shqiptar po nis të përshtatet me trendin evropian të elektrifikimit . Parametri Janar–Maj 2024 Janar–Maj 2025 Rritja Mjete all-electric të regjistruara 1,068 1,665 +56% Pjesa e mjeteve all-electric në regjistrime të reja 18.7% 23.5% +4.8 p.p Flota aktive e mjeteve all-electric 6,380 8,043 +26% Ulja e CO2 nga regjistrimet – 10,616,760 kg/vit – Ky trend tregon se Shqipëria po shkon drejt një infrastrukture më të gjelbër për transportin dhe një ulje të ndjeshme të ndotjes nga automjetet tradicionale. Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha, duke përfshirë nevojën për karikues të mjaftueshëm, energji të përballueshme dhe politika fiskale stimulative për blerësit. Rritja e përdorimit të rrjetit të karikimit gjatë verës ka qenë mbresëlënëse. Sipas të dhënave të kompanisë icharge, konsumi i energjisë në pikat e karikimit në Shqipëri u rrit ndjeshëm nga maji në gusht 2025, me pikun më të lartë të konsumit në gusht, pothuajse dyfish më i lartë se në maj. Kjo tregon qartë se automjetet elektrike po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e përditshmërisë në vendin tonë. Rritja e kërkesës për përdorimin e makinave elektrike ka detyruar icharge të zgjasë rrjetin e saj të karikimit me 50%, veçanërisht në jug të vendit, ku mungesa e infrastrukturës për karikim ishte më e ndjeshme dhe kërkesa po rritej vazhdimisht. Shprehet për Klima Sot,  Jon Kalaja, inxhinier elektrik pranë kompanisë  iCharge. Shqipëria ndodhet në një moment kyç, si vend kandidat për në BE, prandaj është e domosdoshme që politikat kombëtare të mbështesin elektrifikimin e transportit dhe të krijojnë kushte për adoptimin e automjeteve me shkarkim zero. Përmbushja e këtyre objektivave do të kontribuojë jo vetëm në përparimin drejt anëtarësimit në BE, por edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shëndetit publik.               Burimi: Delivering the European Green Deal DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR Jon Kalaja, inxhinier elektrik pranë kompanisë  iCharge.

Zjarret në pyje rrezikojnë  biodiversitetin vendasTOKE

Zjarret në pyje rrezikojnë biodiversitetin vendas

Zjarret pyjore që po shënohen çdo vit me intensitet gjithnjë e më të madh, po kthehen në një nga kërcënimet kryesore për biodiversitetin vendas dhe ekuilibrin natyror të vendit. Vetëm gjatë javëve të fundit, dhjetëra hektarë me pyje janë përfshirë nga flakët, duke lënë pas një panoramë shkatërrimi të plotë: bimësi të djegura, kafshë të ngordhura ose të detyruara të braktisin habitatet e tyre dhe një peizazh i plagosur që do të marrë vite të tëra për t’u rigjeneruar. Dëme të rënda në florë dhe faunë Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se dëmet nuk kufizohen vetëm në humbjen e sipërfaqeve pyjore, por shkojnë shumë më tej. “Një pemë mund të rritet sërish pas dhjetëra vitesh, por disa specie të florës dhe faunës nuk kanë luksin të presin kaq gjatë. Humbja e habitatit i vendos ato në prag zhdukjeje,” shprehet biologu ambientalist, dr. Arben Lika. Shumë specie të vogla shpendësh, gjitarësh të egër dhe insektesh nuk arrijnë të shpëtojnë nga zjarri dhe zhduken në mënyrë masive. Ndërsa kafshët më të mëdha shpesh largohen nga zonat e prekura, duke krijuar konflikte të reja me komunitetet njerëzore në kërkim të ushqimit dhe strehimit. Shkaqet dhe sfidat e shuarjes së flakëve Në pjesën më të madhe, zjarret kanë si shkak faktorët njerëzorë, që nga pakujdesia me hedhjen e cigareve, deri te djegia e qëllimshme e kullotave. Kushtet atmosferike, si temperaturat e larta dhe era e fortë, i bëjnë flakët të përhapen me shpejtësi, duke e bërë të vështirë kontrollin e tyre. Zjarrfikësit dhe banorët lokalë shpesh janë të parët që përballen me flakët. Por sipas drejtuesve të shërbimit zjarrfikës, mungesa e mjeteve të specializuara dhe terreni i vështirë malor shpesh e kthejnë ndërhyrjen në një mision të pamundur. Pasoja afatgjata për natyrën Sipas studimeve të fundit të kryera nga organizatat mjedisore, një zonë pyjore e djegur ka nevojë për të paktën 20–30 vjet që të rikthehet në gjendjen e saj fillestare. Në këtë periudhë, shkurret dhe bimësia e ulët mund të rriten, por pyjet e dendur me biodiversitet të pasur mbeten të pazëvendësueshme për një kohë të gjatë. “Kur një specie zhduket nga një zonë e caktuar për shkak të zjarrit, rikthimi i saj është shumë i vështirë, sepse humbet zinxhiri i ushqimit dhe kushtet natyrore që e favorizonin,” shton ekologjia Ilirjana Beqiri. Apeli për masa parandaluese Organizatat mjedisore po i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të marrin masa të rrepta parandaluese. Ndër rekomandimet kryesore janë: krijimi i korridoreve të sigurisë në pyje për të ndaluar përhapjen e flakëve, forcimi i sistemit të monitorimit satelitor për zbulimin e hershëm të zjarreve, ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale për kujdesin dhe raportimin e rasteve të dyshimta, rritja e investimeve në mjetet zjarrfikëse dhe trajnimet e specializuara për terren malor. Rreziku për ekuilibrin ekologjik Nëse zjarret vazhdojnë me këtë ritëm, ekspertët paralajmërojnë për pasoja serioze dhe afatgjata: erozion të tokës, humbje të burimeve ujore, zhdukje të disa specieve të rralla dhe dobësim të aftësisë së pyjeve për të thithur dioksidin e karbonit, duke përkeqësuar edhe më shumë ndryshimet klimatike. “Pyjet janë mushkëritë e vendit. Pa to, jo vetëm që humbim natyrën, por rrezikojmë edhe shëndetin dhe cilësinë e jetës sonë,” përfundon biologu Lika.

Evente

evente
Le të pastrojmë mbeturinat
calendar24/09/2025clock15:00 - 21:00locationLumi Vjosa
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Aenean euismod dolor vitae est commodo, vel
evente
Te pastrojme mbeturinat
calendar24/09/2025clock20:00 - 22:00locationTirane
Test
evente
Le të pastrojmë mbeturinat
calendar12/09/2025clock13:00 - 19:00locationLumi Vjosa
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Aenean euismod dolor vitae est commodo, vel
evente

Raporte

Raport: Platformë Digjitale për NatyrënEnvironmental Reports

Raport: Platformë Digjitale për Natyrën

raport2

Raport: Platformë Digjitale për Natyrën - ndryshuarEnvironmental Reports

Raport: Platformë Digjitale për Natyrën - ndryshuar

1. Përmbledhje Ekzekutive Platforma për natyrën është një hapësirë digjitale e dedikuar për edukimin, ndërgjegjësimin dhe ndërveprimin e qytetarëve me mjedisin natyror. Ajo synon të lidhë shkencëtarë, studentë, organizata mjedisore dhe komunitetin e gjerë për të ndarë informacion, aktivitete dhe nisma që lidhen me mbrojtjen e natyrës. 2. Objektivat Kryesore 🌍 Edukim dhe ndërgjegjësim : rritja e njohurive mbi biodiversitetin, klimën dhe ruajtjen e resurseve natyrore. 📱 Përdorueshmëri : një platformë miqësore, e aksesueshme në web dhe aplikacion mobil. 🤝 Bashkëpunim : krijimi i një rrjeti ndërmjet institucioneve, OJF-ve dhe qytetarëve. 🛰️ Monitorim : përdorimi i teknologjive (GIS, raportime në terren) për të gjurmuar gjendjen e natyrës. 3. Funksionalitetet Kryesore Artikuj & Burime : biblioteka me materiale shkencore, udhëzues praktikë dhe lajme. Harta Interaktive : vizualizim i zonave të mbrojtura, lumenjve, pyjeve dhe faunës. Raportime nga qytetarët : përdoruesit mund të raportojnë ndotje, prerje pyjesh, apo specie të rralla. Evente & Kampanja : publikim i aktiviteteve mjedisore (pastrime, mbjellje, ekspedita). Forume & Komunitet : hapësira diskutimi për studentë, ekspertë dhe dashamirës të natyrës. 4. Përfitimet ✅ Edukim i brezave të rinj mbi natyrën. ✅ Ndërgjegjësim dhe rritje e pjesëmarrjes qytetare. ✅ Mbështetje për politikat mjedisore dhe transparencë. ✅ Promovim i turizmit të qëndrueshëm dhe vlerave natyrore. 5. Sfida të Mundshme 💰 Financimi i platformës dhe mirëmbajtja afatgjatë. 🔒 Siguria e të dhënave dhe verifikimi i informacionit nga qytetarët. 🌐 Akses i kufizuar në zona rurale pa internet. 🤝 Nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional. 6. Rekomandime Krijimi i partneriteteve me ministrinë e mjedisit, universitete dhe OJF . Integrimi i teknologjive të hapura (open data, open source) . Fushata promovuese për tërheqjen e përdoruesve. Mbështetje financiare përmes donacioneve, sponsorizimeve dhe projekteve europiane. 7. Përfundim Një platformë digjitale për natyrën është një instrument i fuqishëm për ruajtjen e biodiversitetit, edukimin mjedisor dhe pjesëmarrjen qytetare . Me strategji të qarta, partneritete të qëndrueshme dhe përdorim të teknologjisë moderne, ajo mund të shndërrohet në një mjet kyç për një të ardhme më të gjelbër.

Funded by the European Union

Disclaimer: Kjo platformë u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "EJA: Environmental Justice in Albania". Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e REC Shqipëri dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Copyright © REC Albania | Designed and Developed by SCM